Ju ndodheni këtu: Rreth Shkollës > Vizioni i Shkollës
Vizioni i Shkollës Woodrow Wilson
NË PUNËN E SHKOLLËS SONË KEMI NË KONSIDERATË THËNIET E ADLER SIPAS TË CILIT;
• Shkolla ideale nuk duhet të jetë një vend për të mësuar mbi librat, por një vend ku mësohet njohja dhe arti për të jetuar.
Dhe
• Shpresat për formimin e fëmijëve të nesërm bazohen mbi të gjitha në transformimin e shkollave dhe të mëuesve si edhe, natyrisht, bashkëpunimi me prindërit nuk duhet kundërshtuar kurrë. Adler
Asgjë nuk është më e rëndësishme se ajo që bëjmë çdo ditë, por në të nëjtën kohë asgjë nuk është më e rëndësishme se ëndrra që ka gjithsecili prej nesh.
Edukimi është bazë e të përditshem sonë. Po kështu kujdesi dhe përqendrimi në detajet më të vogla. Mësimdhënia cilësore, komunikimi, veprimatritë, janë në funksion të plotë të aspirimit të secilit nxënës apo fëmije në Wilson.
Punojmë për të qenë në krye të zgjedhjes që ofrohet në jetë, në krye të etikës qytetare, në krye të respektimit të lirive dhe të drejtave më të plota të çdo nxënësi
Ne jemi te çdo dëshirë fëmijë dhe te çdo synim prindëror.