top of page

Ju ndodheni këtu:  Kampi Veror

Kampi Veror i shkollës Woodrow Wilson

Kampi veror është një komponent i përvitshëm i shkollës Wilson. Kështu shkolla ka një eksperiencë prej 15 vitesh në këtë lloj organizimi. Falë këtij treguesi dhe pozicionit gjeografik ajo ka qenë gjithmonë e kërkuar nga prindërit.

 

Ky kamp synon: Së pari të plotësojë nevojat e nxënësve të shkollës për vendqëndrim, argëtim dhe aktivitete pas periudhës së shkollës deri në momentin e nisjes së pushimeve familjare.

 

Së dyti është një sistem i hapur për fëmijët e tjerë jashtë shkollës, të cilët gjejnë në kampus një organizim ndryshe nga çdo ambjent tjetër.

 

Kampi fillon menjëherë pas mbarimit të shkollës dhe vazhdon sipas nevojave gjatë gjithë verës.

 

Funskionimi i kampit ndihmohet mjaft nga infrastruktura shkollore, të cilat nisin me mjediset ku futen: Pishina, ambjentet e klasave, kinoteatri, fushat, palestra, këndi i lojrave, sistemi ynë i transportit dhe mësuesit e edukatorët e shkollës.

 

Shkolla shfrytëzon të gjitha burimet e saj të brendshme për kampin veror, duke u bërë në këtë mënyrë besuese për prindin.

 

Grupmoshtat në kamp variojnë nga 3 vjeç-13 vjeç, duke u ndarë në grupe, bashkëngjitur programet specifike për secilin.

bottom of page