Ju ndodheni këtu: Kopshti
Çerdhe dhe Kopshti Woodrow Wilson
Ambientet dhe struktura e godinës.
Hapësirat e brendshme dhe të jashtëme të çerdhes dhe kopshtit, janë projektuar dhe organizuar të ndërlidhura me njera-tjetren në mënyrë që të favorizojnë;
Ndërveprimin, autonominë, eksplorimin dhe kuriozitetin, e gjithë kjo është e krijuar në kushte të plota sigurie dhe komoditeti.
Krijimi i ambienteve interaktive si dhe pasja e hapësirave të dedikuara të cilat mund të përshtaten në varësi të nevojave për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme argetuese dhe edukative, bën të mundur, familjarizimin e natyrshëm të vogëlueshve me ambientin.
Struktura Kopsht & Çerdhe përbëhet nga:
Hapësira dedikuar argëtimit siç janë:
-
Këndi i lojrave
-
Parku i gjelbëruar
-
Fushat dedikuar lojrave sportive të ndryshme në përshtatje me grupmoshat e caktuara.
-
Klasat për zhvillimin e aktiviteteve edukative
-
Dhomat e gjumit të gjitha të pajisura me tualete dhe aksesor të përshtatshëm për fëmijët.
-
Mence me ushqim të pasur dhe të shëndetshëm.
-
Rafte të personalizuar për secilin fëmijë (për vendosjen e ojekteve personale) etj.
Një strukturë e vecantë dhe tepër e rëndësishme është edhe ajo e infermierisë dhe mjekut për të asistuar në çdo moment nevojën për kujdes të specializuar ndaj çdo rasti që mund të paraqitet, gjatë gjithë periudhës së vitit.
Shërbimi i sekretarisë është një tjetër strukturë e organizuar që merret me menaxhimin e çdo nevoje për komunikim dhe informim në raste aktivitetesh, etj.
Struktura organizative; Stafi pedagogjik dhe kurrikula:
Struktura organizative e kopshtit dhe Çerdhes është e ndarë në grupmoshat si mëposhtë:
-
0 vjeç deri ne 3 vjeç ( Çerdhe )
-
3 vjeç deri ne 4 vjeç ( Grupi I, Kopsht)
-
4 vjeç deri ne 5 vjeç ( Grupi II, Kopsht)
-
5 vjeç deri ne 6 vjeç ( Grupi para-shkollor)
Ndarja në grupmosha është bërë në përshtatje me kurrikulen mësimore – edukative, në respektim të plotë me udhëzimet e organeve përkatëse shtetërore.
Stafi pedagogjik i struktures çerdhe – Kopsht përbëhet nga edukatore dhe asistente të specializuara dhe diplomuara me arsimin e larte perkates dhe te afta ne pedagogji per femije para-shkollor. Stafi pedagogjik eshte zgjedhur me kujdes te vecante, nga zyra e burimeve njerezore, structure kjo e specializuar qe ben verifikimin e plote dhe te detajuar te edukatoreve duke filluar nga certifikimet; trajnimet; diplomat e marr nga secili prej tyre, si dhe nenshtrimin e gjithe stafit pedagogjik ndaj nje testimi te vecante qe deshmon aftesit e tyre ne mesimdhenie; sjelljen e tyre ndaj femijeve dhe aftesite e tyre menaxhuese per situata te vecanta.
Disa nga aktivitetet e perditshme te structures Cerdhe – Kopsht jane:
-
Lojra argetuese
-
Pikture; plasteline; ngjyrosje me bojra;
-
Muzike dhe kenge per femije
-
Recitim vjershash dhe tregim perrallash
-
Mesim vjershash dhe lexim perrallash ne anglisht
-
Lojra formuese
-
Mesim te rregullave dhe fjaleve magjike
-
Te njohim natyren ( mjedisin), frutat dhe perimet
-
Te njohim ngjyrat dhe format gjeometrike elementare
-
Te luajme ne grup
-
Kujdes ndaj higjenes
-
Ushqim te shendetshem
-
Fjetje
-
Transport
-
Mesim sipas kurrikules per grupmoshat e para-shkollorit; Te njohim shkronjat; te shkruajme; te lexojme dhe para-pergatitje per hyrje ne ciklin e ulet arsimor.
-
Organizime te ndryshme me raste festash si dhe animator per argetimin e femijeve. Etj.
Orari zyrtar I struktures Cerdhe – Kopsht eshte: Ora 08:00 deri ne oren 16:00 e pasdites.