Ju ndodheni këtu: Shkolla e Mesme
Shkolla e mesme Woodrow Wilson
Gjimnazi Wilson duke qenë autput i arritjeve të shkollës funksionon në përputhje të plotë me vizionin dhe synimet afatshkurtra dhe afatmesme të saj. Përmes tyre konkretizohen kurikula, projekte, programe dhe aktivitete që kanë në qendër nxënësin, liderin e së nesërmes dhe qytetarin e denjë.
Mjediset përmbajnë klasat dhe mjediset e reja fizike për vitin 2016 e në vazhdim, laboratorët e fizikës, kimisë, teknologjisë, informatikës, studimeve amerikane, palestër, 5 fusha sporti, kinoteatër, pishinë etj. Shkolla ka shërbim mjekësor për ndihmën e shpejtë.
Cilësia e mësimdhënies, projektet, komunikimi janë garanci për rezultatet e larta dhe të matshme. Përveç kurikulës shtetërore në gjimnaz zhvillohet lënda Studime amerikane , një lëndë e karakterit historik dhe e komunikimit.
Lëndët që përzgjidhen më tepër nga nxënësit janë: ekonomia, kimia dhe artet.
Wilson është shkolla e parë private që futi dhe zhvilloi me sukses lëndët Njohuri biznesi në bashkëpunim me Junior Achivment dhe Mas. Përmes kësaj lënde zhvillohen në shkollë tri module: Mbi Sipërmarrjen, Qeveritë e nxënësve dhe Lider për një ditë. Në kuadër të këtij projekti lëndor shkolla ka fituar çmimin e parë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2014-2015 në eventin botëror.
Në vitin 2016, Kompania më e njohur e nxënësve është Albanian 3D, me vlera të jashtëzakonshme për promovimin e kulturës dhe bukurive të Shqipërisë.
Këto lëndë - module zhvillojnë kreativitetin, aftësinë e punës në grup, pavarësinë, dhe besimin e nxënësit. Rrisin fushën e eksperiencave dhe të liderit duke i bërë ata shpikës të një produkti si edhe ngritës të ndërmarrjes të së nesërmes.
Karrigia e psikologut është një gjetje metodologjike e fushës së psikologjisë për të punuar me problemet e moshës dhe zgjedhjet e tyre. Shkolla punon me parimin se të folurit dhe komunikimt ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Po në këtë fushë punohet në aspekte të ndryshme sociale.
Shkolla ruan raporte të drejta rezultatesh me provimet e standardizuara duke shmangur fiktivitetin dhe luhatjet në vlerësim.
Stafi i përzgjedhur punon edhe me punë të diferencuar sidomos në lëndët matematikë, fizikë dhe kimi.
Përballja e vërtetë me standartet janë studentët tanë në botë. Falë eksperiencës së gjatë në arsimin jo-publik, tashmë ne kemi një armatë nxënësish që kanë mbaruar në universitetet më të mira në Gjermani, Francë, Austri, Amerikë, Belgjikë, etj.
Teksti dixhital është projekt i ri për klasën e dhjetë dhe në vazhdim deri në mbyllje të ciklit.
Këshillimet e karrierës janë sfidë e përballjes me realitetin dhe bëhen me universitetet më të mira në vend dhe të huaja.