top of page

Në këtë seksion

shkolla wilson tirane

Ju ndodheni këtu:  Rreth Shkollës > Katering

Woodrow Wilson International  - Menu ushqimi

  • Në Woodrow Wilson International, ne besojmë në rëndësinë e një diete të shëndetshme, ushqyese dhe të ekuilibruar për të gjithë nxënësit tanë.

  • Ne e kemi prioritet cilësinë e ushqimit që prodhojmë. Ai përgatitet çdo ditë nga ekipi ynë profesional, i cili është i orientuar  në ofrimin e ushqimeve të shëndetshme dhe të shijshme.

  • Ne sensibilizojmë nxënësit tanë se një ushqim i mirë përmirëson mirëqenien dhe performancën akademike të tyre. Inkurajimi i zakoneve të të ushqyerit të shëndetshëm brenda shkollës, i mëson nxënësit si të bëjnë zgjedhje pozitive ushqimore jo vetëm sot, por edhe  përgjatë gjithë jetës së tyre.

  • Nxënësit duhet të konsumojnë ushqime nga të pesë grupet e ushqimeve të shëndetshme – perime, fruta, drithëra, bulmet dhe proteina. 

  • Ushqimet e shëndetshme kanë lëndë ushqyese që janë të rëndësishme për rritjen, zhvillimin dhe të mësuarit. 

  • Shkolla ka detyrën që ti edukojë nxënësit edhe me strategjitë dhe mënyrën e ushqyerjes së shëndetshme, dhe bashkërendimin e një informimi të saktë e të qartë midis shkollës, nxënësve dhe prindërve.

bottom of page