Ju ndodheni këtu: Rreth Shkollës > Sistemi i Mësimdhënies në Konvikt
Sistemi i mësimdhënies me konvikt
Shkolla Woodrow Wilson ka ne strukturen e saj edhe sistem konvikti per akomodimin e nxenesve qe nuk jetojne ne Tirane, si dhe per nxenes qe vijne nga shtresat e marxhinalizuara te shoqerise te cilet behen pjese e shkolles fale nismes per ndihme dhe mbeshtetje ne arsimimin e kesaj shtrese, me bursa qe akordohen bujarisht nga shkolla jone. Sistemi i konvikteve ka nje infrastrukture funksionale, me ambiente teper komode, rregulla strikte, dhoma studimi, mence, biblioteke te pasur, Infermieri, mjek, psikolog, kujdestare konvikti, sistem sigurie dhe roje 24h/7. Kapacitetet e konviktit plotesojne nevojat e nxenesve qe akomodohen si dhe u mundeson cdo nxenesi te ndihen te mirepritur dhe te familjarizohen me njeri-tjetrin. Nje tjeter pike e rendesishme e kesaj strukture eshte edhe asistenca qe u ofrohet te gjithe nxenesve per arritjen e rezultateve te mira ne mesim, rritjen e e fokusit ne studim si dhe aktivitete artistike dhe sportive te ndryshme.