
Cambridge International School
Woodrow Wilson International School është pjesë e rrjetit global të Cambridge International Education, një nga organizatat më të njohura në botë për arsimin ndërkombëtar dhe vlerësimin akademik.
Shkolla jonë është e autorizuar si qendër e Cambridge International Education me Center Number: AL022, e akredituar në Gusht 2024. Kjo akreditim konfirmon përkushtimin tonë për të ofruar standarde të larta akademike, mësimdhënie cilësore dhe programe të njohura ndërkombëtarisht.
Në Woodrow Wilson International School, programi Cambridge ofrohet nga Primary Education (Klasa 1) deri në A-Level (Klasa 12), duke u mundësuar nxënësve një rrugëtim të plotë akademik sipas standardeve ndërkombëtare. Programi është i ndërtuar në mënyrë progresive, duke siguruar që çdo fazë e të nxënit të përgatisë nxënësit për suksesin në nivelin pasardhës.
Përmes programit Cambridge, nxënësit zhvillojnë:
* Mendimin kritik dhe aftësitë analitike;
* Aftësitë e komunikimit në gjuhën angleze;
* Kreativitetin, kërkimin dhe zgjidhjen e problemeve;
* Pavarësinë në të nxënë;
* Përgatitjen akademike për universitetet më prestigjioze në botë.
Programi ndërkombëtar në Woodrow Wilson International School ndjek standardet dhe metodologjinë e Cambridge, duke ofruar një përvojë mësimore moderne, të fokusuar te nxënësi dhe zhvillimi i aftësive të shekullit XXI.
Cambridge International Centre Number: AL022
Accredited: August 2024
Ne jemi krenarë që u ofrojmë nxënësve tanë një arsimim me standarde ndërkombëtare, i cili i përgatit ata për sukses në universitet, karrierë dhe jetën globale.
Për më shumë informacion rreth Cambridge International Education, vizitoni:
Cambridge International Education
